Transmetuar më 16-02-2019, 16:03

Opozita duke se është përçarë, pasi pak minuta pasi Monika Kryemadhi deklaroi se protestuesit dhe ajo bashkë me ta nuk do të largoheshin derisa Rama të kthehej dhe mos e lejonin të futej në zyrë.

Lideri i PD, Lulzim Basha, doli para të pranishmëve dhe kërkoi që protestuesit të shpërndahen për t’u rikthyer javën e ardhshme.

“Ditën e enjte, populli do t’i japë përgjigje narkoshtetit, duke marrë në dorë fatet e tij. Ndaj ju ftoj të gjithëve, duke ju falënderuar nga zemra për këtë qëndresë të jashtëzakonshme dhe t’ju ftoj të jeni edhe më shumë të enjten në orën 10.00”, – u shpreh z.Basha.

Kjo thirrje u shoqërua me nisjen e shpejtë të shpërndarjes së protestuesve.

Nuk dihet përse u shpall një vendim i tillë, kur vetëm pak minuta më herët, kryetarja e LSI dhe plot krerë të tjerë të PD dhe LSI kishin deklaruar vazhdimisht se protesta nuk do të ndërpritej, duke theksuar se më 20 shkurt, pra të mërkurën ajo do të precipitonte edhe më shumë.

/noa.al/

Zbulohet plani i protestës: Presin të vijë Rama që mos e lënë të futet në zyrë