Transmetuar më 16-02-2019, 18:02

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Në lidhje me protestën e ditës së sotme përballë kryeministrisë, ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama.

Mesazhi i tij i fundit është për protestuesit për vlonjatët dhe për Policinë e Shtetit.

Rama u drejtohet protestuesve nga llogaria e tij në Twitter, ku shkruan se  është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?

Ndërkaq për vlonjatët shkruan:

"Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë,anën e duhur të historisë!

"Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë", u shpreh Rama për Policinë e Shtetit.

Protesta e opozitës u mbyll gjatë mesditës së sotme, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër të enjten e ardhshme./a.k/noa.al/