Transmetuar më 16-02-2019, 20:08

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale disa orë pas mbylljes së kësaj proteste.

Basha shkruan se "një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë sipas tij në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute.

"Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes", shkruan Basha.

Protesta e opozitës u mbyll gjatë mesditës së sotme, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër të enjten e ardhshme./a.k/noa.al/