Transmetuar më 16-02-2019, 21:45

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Një pjesë e protestuesve sulmuan derën dhe hyrjen e Kryeministrisë, pavarësisht kundërpërgjigjes së Policisë me gaz lotsjellës.

Për kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, qytetarët shqiptarë shënuan sot histori, duke mbyllur në çark Edi Ramën.

"Mirënjohje pa fund qytetareve, protagonisteve te shkëlqyer te protestës me madhështore të pluralizmit shqiptar.

Qytetaret sot shkruan historinë dhe mbyllën në çark Edi Ramën frikacakun e lëngaraqin me te madh si dhe te korruptuarin qe ka vjedhur me shume këtë vend", shprehet Vasili./a.k/noa.al/