Transmetuar më 16-02-2019, 23:34

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Një pjesë e protestuesve sulmuan derën dhe hyrjen e Kryeministrisë, pavarësisht kundërpërgjigjes së Policisë me gaz lotsjellës.

Pas përfundimit të protestës së Opozitës së Bashkuar, policia ngriti një grup hetimor që po merret me identifikimin e personave që kryen akte të dhunshme gjatë protestës, duke dhunuar pronën publike.

Deri më tani raportohet për 20 persona të shoqëruar.

Mes të arrestuarve për protestën e dhunshme të opozitës sot para Kryeministrisë mësohet se është edhe i ashtuquajturi "Ujku i Cërrikut".

Saimir Servet Rexhepi, 42 vjeç është prangosur nga komisariati i policisë së Cërrikut për llogari të policisë së Tiranës.

Sipas policisë, "Ujku i Cërrikut" ka qenë mes grupit të protestuesve të dhunshëm që çau kordonin e policisë dhe sulmoi ndërtesën qeveritare, ku u shkatërruan edhe dy vepra artistike.

Mësohet se "Ujku i Cërrikut" është dërguar mbrëmjen e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë të Tiranës. /a.k/noa.al/