Transmetuar më 17-02-2019, 09:58

Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari të ndodhur më 13 shkurt 2019.

Specialistët e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bazuar në provat shkencore të grumbulluara bënë identifikimin dhe ndalimin të autorit të dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit G.H.

Aksidenti ka ndodhur më 13 shkurt 2019 në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, ku pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale H.P., 51 vjeç, banues në Elbasan. Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Kallëzim i rremë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.