Transmetuar më 17-02-2019, 10:11

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot dy foto nga zyra e Kongresmenit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar si një kujtim të paharrueshëm.

Në foto Meta, shihet teksa sodit një kopje të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në zyrën e kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engel.

Duket se këtë foto Presidenti Meta e ka zgjedhur enkas sot në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës si një mesazh të qartë. “Një kujtim i paharrueshëm nga zyra e kongresmenit Eliot Engel”, shkruan Kreu i Shtetit në “Facebook”.

Më herët edhe kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisi ditën me një urim të veçantë për osovën. Rama uroi ditëlindjen e shtetit të Kosovës.

“Mirëmëngjes ? dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të dielë të bukur të gjithëve”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër po në rrjetet sociale, ditëlindjen e Kosovës e ka uruar dhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko. “Gëzuar përvjetorin e pavarësisë Kosovë…”, shkruan Majko./b.l/noa.al/