Transmetuar më 17-02-2019, 11:04

Kapen 8 kg marijuanë në stacionin e autobusëve në Igumenicë. Droga iu gjet dy shqiptarëve përkatësisht 22 dhe 31-vjeç, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.

Sipas informacioneve të marra, ndalimi i tyre u bë para se të hipnin në një autobus të linjës Igumenicë-Athinë, ndërsa droga ishte e ndarë në 4 pako me peshë 7 kg 990 gram.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe 2 celularë të shqiptarëve, të cilët mësohet se kishin kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër.