Transmetuar më 17-02-2019, 11:26

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas shoqërimit të protestuesve ditën e djeshme pjesëmarrës në protestën e opozitës në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Manjani e cilëson të paligjshme shoqërimin e tyre e kontrollimin e banesave pa vendim gjykate, ndërsa sulmon edhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi.

“Sjellja e policisë post proteste, duke shoqëruar njerëz përdhunisht e kontrolluar banesa pa vendim gjykate dhe duke i goditur me duar të lidhura është haptazi e pa ligjshme!

Policia është e motivuar qartësisht nga urrejtja politike dhe jo nga ligji! Nuk kontestoj aspak arsyet e shoqërimit në polici, por mënyrën dhe shkeljet e rënda të ligjit.

Kujtoj edhe njëherë se asnjë punonjës policie nuk u prek dje nga protestuesit. Nëse tek kjo lloj policie ka investuar fytyrën e tij Sandër Lleshi, është momenti ti vijë turp!”, shkruan Manjani.