Transmetuar më 17-02-2019, 12:28

Një person është proceduar penalisht pasi bëri thirrje për dhunë në protestën e djeshme, duke publikuar edhe armë në rrjetet sociale.

Ai është proceduar nga autoritetet lokale të Lezhës, ndërsa është identifikuar me iniacialet Gj.D., 50 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike për veprime të dhunshme.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme. /k.k/noa.al/