Transmetuar më 17-02-2019, 13:36

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë uruar Kosovën me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë.

“Sot në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës, arritjes së dytë më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëve, ju dërgoj një urim të përzemërt vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë.

Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje.

Le të shërbejë ky kontribut si amanet i madh për të gjithë ne sot, që me vendosmëri, përkushtim dhe qartësi strategjike, të vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtje dhe fuqizim të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave e të ardhmes euroatlantike të Kosovës si interesi më i lartë kombëtar i shqiptarëve në Ballkan, shkruan Basha në Facebook.

Ndërkohë, Kryemadhi ka shkruar se në këtë dekadë të dytë, e ardhmja është drejt rrugës euroatlantike.

“Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën.

Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund.

E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë. Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!”, shkruan Kryemadhi.

Edhe pesrsonalitete të tjerë të politikës shqiptare kanë shprehur urimet e tyre në 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. /k.k/noa.al/