Transmetuar më 17-02-2019, 13:56

Nuk është se ka një recetë të mirëfilltë për të jetuar sa më gjatë, por gjithsesi ekzistojnë disa element të cilët duhet t’i kemi parasysh.

Duke filluar që nga ushqimi e deri të aktivitetet fizike, të ndihmojnë për të pasur një organizëm të mirë.

Por, një grua 106-vjeçare tregon sekretin e jetëgjatësisë së saj. Madeline Dye është një që nuk ka patur kurrë një takim dashurie dhe ka jetuar në mënyrë të pavarur deri në moshën 103 vjeç.

Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, Dye lindi më 28 prill të vitit 1912 në Heeley, Angli, punoi gjatë gjithë jetës si libërlidhëse dhe për herë të parë në pub, shkoi në moshën 90 vjeçare, për ditëlindjen e saj.

Ajo garanton se të mos kesh të dashur është sekreti i jetëgjatësisë së saj.

Për gazetën, ajo shpjegoi se sekreti për të jetuar kaq gjatë është të evitosh stresin që sjell martesa dhe lidhjet e dashurisë.