Transmetuar më 17-02-2019, 16:00

Pak minuta pas përfundimit të konferencës për mediat të kryedemokratit Basha, që artikuloi propozimin e djegies së mandateve, ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Edhe pse ajo nuk përmend deklaratën e z. Basha shkruan se “beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma”.

Nuk dihet nëse Basha është konsultuar me aleaten e tij në opozitë sa i përket idesë së djegieve të mandateve.

Vendimi i Bashës erdhi një ditë pas protestës së opozitës, ndërsa është paralajmëruar një tjetër tubim ditën e enjte.

Kujtojmë që idenë e djegies së mandateve e ka hedhur më parë ish-lideri historik i demokratëve, Sali Berisha. /k.k/noa.al/

Basha propozon djegien e mandateve të deputetëve