Transmetuar më 17-02-2019, 16:25

Një çift nga Iraku ishte në pritje të një fëmijë, por nuk e dinin se familja e tyre do të shtohej me më shumë anëtarë.

Kur shkoi në maternitet gruaja lindi shtatënjakë, fakt ky që e befasoi atë dhe bashkëshortin.

25-vjeçarja nga Iraku, lindi në një spital në provincën Diyali të Irakut lindor, teksa ky është rasti i parë i lindjes së 7 fëmijëve.

Një zëdhënës i departamentit të shëndetit lokal publikoi një deklaratë duke thënë se nëna, së bashku me gjashtë vajzat e saj dhe një djalë, janë të shëndetshëm.

Babai i fëmijëve, Youssef Fadl tha se ai dhe gruaja e tij nuk kishin planifikuar të zgjeronin familjen e tyre dhe tani kanë dhjetë të vegjël për të cilët duhet të kujdesen. /k.k/noa.al/