Transmetuar më 17-02-2019, 18:47

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Bulqizë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Një prej të plagosurve është nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen ende identitetet e të plagosurve në këtë aksident.

Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/