Transmetuar më 17-02-2019, 20:06

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së djeshme përballë kryeministrisë.

Policia e Lezhës ka arrestuar një burrë të moshuar 80 vjeç, i cili ishte pjesëmarrës në protestë, madje guxoi të hipë edhe në skelën e Kryeministrisë.

Në pranga ka rënë Ndue Fuga.

Ai u bë në njëfarë mënyre “simbol” në rrjetet sociale, për faktin se në atë moshë hipi në majë të skelës.

Fuga u mor në banesën e tij në Fishtë të Lezhës dhe furgoni i policisë e ka sjellë në Tiranë.

Ndërkohë, më herët policia ka thënë se ka arrestuar 15 persona, si dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për vepra penale që kanë të bëjnë me prishjen e qetësisë publike dhe shkatërrim të pronës.

Protesta e opozitës u mbyll gjatë mesditës së djeshme, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër të enjten e ardhshme./a.k/noa.al/