Transmetuar më 17-02-2019, 20:34

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së djeshme përballë kryeministrisë.

Të shumta kanë qenë reagimet e diplomatëve të huaj, të cilët bënë thirrje për protestë paqësore.

Ambasadori i Austrisë në vendin tonë Johan Sattler thotë se protesta e opozitës ishte një mundësi e humbur.

Në një reagim në Twitter, diplomati austriak thotë ajo që ndodhi në protestë ishte sjellje jo e rrallë për opozitën aktuale.

“Shqipëria del në lajmet austriake 3-5 herë në vit. Dje ishte një nga këto raste, fatkeqësisht, dhe tema kryesore ishte dhuna. Ishte një spektakël force qytetarësh të angazhuar derisa “fluturuan” gurët. Mundësi e shpërdoruar. Sjellje jo e rrallë për opozitën aktuale”, shkruan Sattler në rrjetin social.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër protestë të enjten e ardhshme./a.k/noa.al/