Transmetuar më 18-02-2019, 07:44

Një zbulim i tmerrshëm është bërë së fundmi, ku katër fëmijë me moshë nga 1 deri në pesë vjeç, u gjetën të mbyllur në një kafaz për qen.

Ngjarja e rëndë u zbulua të martën që lamë pas, në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në media është cilësuar si “shtëpia e horrorit”.

Fëmijët tre djem dhe një vajzë, u gjetën gjatë ndërhyrjes së disa policëve, pas sinjalizimit nga fqinjët për një sherr në familje. Teksa policët po flisnin me një burrë dhe një grua, dëgjuan zërat e fëmijëve që vinin nga dhoma ngjitur.

Kështu ata vendosën që të bëjnë kontroll, duke i gjetur fëmijët të kequshqyer dhe të dehidratuar, brenda një kafazi më pak se një metër katror, të veshur keq dhe mes jashtëqitjeve. Ndërkohë pak më larg kafazit kishte ushqim të bollshëm.

Fëmijët u dërguan në spitalin e Fort Worth për kontroll mjekësor, ndërkohë që j besuan shërbimeve sociale, shkruan noa.al.

Ndërkohë prindërit e të miturve u arrestuan nën akuzën e keqtrajtimit të të miturve. Fëmijët janë të katërt të gruas, Paige Harkings 25 vjeç, ndërsa i riu Andrew Fabila 24 vjeç është babai i vetëm njërit prej tyre.

Amber Jester, fqinje e çiftit deklaroi se nuk e dinte se ata kishin fëmijë dhe se nuk i ka parë asnjëherë të dalin jashtë. /a.y/noa.al