Transmetuar më 24-02-2019, 10:25

Në prag të 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, në Fiume të Kroacisë, janë instaluar semaforët e parë për femra.

Në vend të simboleve klasike të meshkujve me pantallona, tashmë semaforët janë ndryshe.

Në ngjyrat jeshile, të verdhë dhe të kuqe, janë vendosur simbole femrash me fund.

Nisma e veçantë është vënë në zbatim nga shoqëria ‘Sos Rijeka’.

Këta lloj semaforësh janë pritur shumë pozitivisht jo vetëm në vend, por edhe në gjithë botën. /a.y/noa.al