Transmetuar më 25-02-2019, 09:20
Kardinali Pietro Parolin

Pietro Parolin, sekretari i shtetit të Vatikanit, ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Bëhet fjalë për një vizitë të nivelit të larte, ku gjatë saj do të zhvillojë takime me ipeshkopinjtë e Konferencës Episkopale Katolike të Shqipërisë.

Jo vetëm kaq por kardinali Parolin, do të takojë edhe Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Kujtojmë se sekretari i selisë së shenjtë vjen për herë të dytë në Shqipëri.

Për herë të parë ai ishte në Tiranë në vitin 2014, gjatë vizitës së Papa Fraançeskut.

Detyra e Pietro Parolin lidhet me aktivitetin diplomatik të Vatikanit dhe përfundon njëlloj me Papën, i cili bën edhe emërimin e tij. /a.y/noa.al