Transmetuar më 26-02-2019, 21:06

Opozita protestoi mbrëmjen e sotme para Parlamentit për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Situata përpara Parlamentit tensionua deri në atë masë sa policia ka përdorur gazin lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Gjithçka nisi pas tentativës së protestuesve për të hyrë në oborrin e Parlamentit.

Gazi sprapsi tubuesit për shkak të efekteve të menjëhershme.

Më poshtë keni një fotogaleri nga protesta e mbajtur mbrëmjen e sotme./a.k/noa.al/