Transmetuar më 26-02-2019, 21:34

Pamje e çuditshme të një rrethi drite në një nga zonat më të largëta të Australisë, ka shkaktuar debate në rrjet, duke ngritur pretendimet se mund të jenë UFO.

Policia e Broomos, në pjesën veriperëndimore të Australisë, ndau pamjet e objektit të çuditshëm në Tëitter. Shumë prej ndjekësve pohuan se ishte UFO.

Videoja tregon një objekt të ndritshëm në formë rrethi, filmuar të shtunën natën kur zona ishte përfshirë nga një stuhi.

"Duket se nuk jemi vetëm", shkruan midis të tjerash policia.