Transmetuar më 28-02-2019, 20:45
Shumë shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit dhe një numër i madh jetojnë dhe veprojnë suksesshëm në shumë shtete, kryesisht europiane.
Njëri prej tyre është Rigert Karaj, i cili jeton dhe vepron prej më shumë se 20-vitesh në Berlin të Gjermanisë.
Ai dhe familja e tij, kanë emigruar në vitin 1990 në Gjermani.
33-vjeçari nga Tirana punon prej 3 vitesh si picier, zanat që e ka mësuar nga vëllai i tij, ku ky i fundit me emrin artisitik quhet "Toni Pizzajolo", i cili zotëron një nga piceritë më me emër.
Nëse shihni videot e Rigertit, do të shihni "spektaklin" që ai dhuron me brumin e picave, i cili njëkohësisht argëton klientët e tij.
Për më shumë detaje ju ftojmë të shihni videot e mëposhtme./a.k/noa.al/