Transmetuar më 03-03-2019, 01:35

Pamje frike mund të konsiderohen ato që dolën në dritë ditët e fundit në mediat britanike, teksa një emigrant shqiptar i vë thikën në fyt gruas së tij duke kërcënuar t’i marrë jetën.

Emigranti shqiptar, Ardian Rragami, pas kësaj ngjarjeje po përballet me kalvar gjyqësor.

Ai kërkon që të mos dëbohet nga autoritetet britanike.

Ndërsa gruaja e tij i kërkoi autoriteteve që të mbajnë larg prej Rragamit që të mos ri rrezikohet sërish jeta.

Në të kundërt, Ardian Rragami thotë se ka një dashuri të madhe për familjen dhe ky është argumenti që po mbron në gjykatë, në përpjeke që të mos riatdhesohet në Shqipëri.

Autoritetet e kanë marrë vendimin që Rragami të largohet nga Mbretëria e Bashkuar, por çështja gjyqësore që ai hapi, duke kërkuar anulimin, ka bërë që të mbahet pezull riatdhesimi i tij.

Historia e Ardian Rragamit që u filmua duke kërcënuar gruan e tij me thikë po shokon Anglinë.

Ai u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15 vjet burg, për një vrasje. Por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe.

Duke u prezantuar si një refugjat nga Kosova, me emrin ‘Ardian Gashi’, Ardian Rragami shkoi për herë të parë në Angli pasi vrau fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998.

Në vitin 2000, Rragami u dënua me 15 vite burg në mungesë por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij.

Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Wickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi Daily Mail zbuloi se ishte kthyer në Britani pas ekstradimit të tij.

47-vjeçari u lirua me kusht dhe iu vendos një byzylyk elektronik. Tani ai po ‘lufton’ për t’iu shmangur një ekstradimi të dytë në Shqipëri duke cituar të drejtën për një jetë familjare sipas nenit 8 të Ligjit për të Drejtat e Njeriut kur përballen me dëbimin.

Por Rragami është filmuar duke i vendosur thikën në gruas së tij në shtëpinë e tyre në Wickford.

Ishte mbesa e tij që filmoi 47-vjeçarin duke kërcuar Michaels.

Në gjykatën e Basildon, Rragami u deklarua fajtor për sulmin ndaj bashkëshortes duke e goditur atë dhe duke i prerë nofullën me një thikë kuzhine, si dhe duke sulmuar një fëmijë.

Por Rragamit iu dha një dënim 8-mujor, i cili u pezullua, kështu që ai u largua nga gjykata. Nëse do të ishte burgosur për të paktën 12 muaj, vrasësi do të dëbohej automatikisht.

Tashmë bashkëshortja e tij Michaels, e cila punon parukiere, po i lutet qeverisë britanike për deportimin e shqiptarit.

"Ardian ka përdorur të drejtën e tij për një jetë familjare që të qëndrojë këtu. Kam ngecur e mbërthyer tek ai dhe derisa të deportohet nuk do ndalet kurrë”, shprehet ajo e intervistuar nga mediat londineze.