Transmetuar më 03-03-2019, 21:41

Ndërkohë që ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare për zgjedhjet e sotme lokale që u mbajtën në Tuz, qytetarët shqiptarë atje, kanë nisur në orët e mbrëmjes të kremtojnë fitoren e tyre.

Sipas të dhënave paraprake nga shtabi i koalicionit shqiptar, 80 për qind e zonave malore në Tuz kanë votuar pro shqiptarëve në zgjedhjet e sotme në këtë komunë.

Në ora 20:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ku për të parin e Tuzit konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion shqiptar.

Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve dhe procesi në përgjithësi ka kaluar i qetë./a.k/noa.al/