Transmetuar më 03-03-2019, 22:31

Kjo e dielë do të mbetet si datë historike për shqiptarët në komunën e Tuzit, në Mal të Zi.

Për herë të parë pas 62 viteve, atyre u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare.

Mediat shqiptare në Mal të Zi kanë publikuar rezultatet paraprake sipas të cilave:

Forumi Shqiptar ka shënuar një fitore të thellë me 3780 vota

DPS  ka marrë 2470 vota

SNP 81 vota

Demokratët 236 vota

SD 356 vota

Boshnjakët 952 vota.

Numri total i votave të numëruara është 7875.

Procesi zgjedhor në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit dhe përfundoi në 20:00.

Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 64%.

Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë./a.k/noa.al/