Transmetuar më 04-03-2019, 08:12

Në zgjedhjet e kësaj të diele për të zgjedhur kryetarin e komunës së Tuzit në Mal të Zi, fitoi një shqiptar.

Kjo ditë është cilësuar historike, pasi Tuzi votoi për herë të parë për kryetarin e komunës, në një zonë me prani të madhe shqiptarësh.

Nikë Gjeloshaj, kandidat i koalicionit “Malësia na bashkon” i përbërë nga tre partitë Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar, u shpall fitues.

Ai arriti të marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit.

DSP e Milo Gjukanoviçit ka marrë 2490 vota, ose 31 % të totalit, ndërsa Partia boshnjake ka marrë 960 vota, ose rreth 12 % të totalit.

Pas Ulqinit, Tuzi bëhet komuna e dytë në Mal të Zi që drejtohet nga shqiptarët. /a.y/noa.al

Historike, shqiptarët fitojnë bindshëm në Tuz të Malit të Zi

Bashkia e Tuzit në Malin e Zi fitohet nga shqiptarët