Transmetuar më 05-03-2019, 22:59

Grabitje me armë zjarri në një dyqan në Kosovë.

Grabitja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Siipas njoftimit të Policisë për mediat vendase, mësohet se grabitësi ka marrë një sasi parash dhe është larguar.

Rasti në fjalë është raportuar në Polici nga një punonjës i arkës së marketit.

Mësohet se grabitësi ka qenë i maskuar dhe, nën kërcënimin e armës ka marrë paratë.

Policia po heton rastin ën fjalë./a.k/noa.al/