Njoftim për punësim, kërkohen gazetarë dhe gazetare
Transmetuar më 06-03-2019, 18:55

Portali noa.al kërkon të punësojë gazetar/e me kohë të plotë dhe part time.

Është e detyrueshme shkrimi shumë mirë dhe pa gabime drejtshkrimore i gjuhës shqipe, njohje e mirë e gjuhës angleze, italishtja gjithashtu është e pëlqyer.

Pasioni për raportimin e lajmit dhe korrektesa në punë janë gjithashtu të detyrueshme.

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV në email: [email protected], ku duhet të jenë detyrimisht numri i telefonit celular, foto personale, vendbanimi në Tiranë, përvoja të mundshme pune dhe arsimi i kryer.

Në subjektin e email shkruani tekstin WEB. Do të kontaktohen vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërshënuara.

Loading...
Loading...