Transmetuar më 07-03-2019, 17:36

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Gjilani, ku për pasojë 1 person ka humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë të lënduar.

Pamjet tregojnë një kamion që përplasi disa makina të tjera, teksa për fat të keq një person humbi jetën.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në frenat e kamionit, por nëse shihni pamjet makina po ecte me shpejtësi të konsiderueshme.

Disa prej të lënduarve ndodhen në spital, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. /k.k/noa.al/