Transmetuar më 08-03-2019, 13:20

Bënë të pamundurën për ta dehur dhe kur ajo ishte vetëm një hap larg komës, abuzuan seksualisht me të.

Një vajzë angleze nga Derby në Britaninë e Madhe, kishte shkuar në lokal me disa miqtë e saj, kur një grup personash u bashkua me ta, mes tyre tre agresorë, dy nga të cilët shqiptarë.

Por gjërat shkuan shumë më ndryshe nga sa mendonte vajza, pasi nga lokali shkuan për të pirë në shtëpinë e një prej të rinjve.

Danil Bakirtzis 24 vjeç dhe dy shqiptarët Ronaldo Isaku 22 vjeç dhe Bernard Tola 26 vjeç, e shtynë vajzën që të pinte pafund.

Kështu kur vajza humbi ndjenjat përfituan prej saj, duke abuzuar seksualisht me radhë, të bindur se e reja nuk do mbante mend asgjë.

Por ata u zbuluan nga miqtë e vajzës, të cilët ishin larguar për të shoqëruar në shtëpi persona të tjerë. Kur u kthyen, ata e gjetën vajzën gjysmë të zhveshur në gjendje të pavetëdijshme.

Menjëherë të rinjtë lajmëruan ndihmën e shpejtë, dhe pasi thanë në polici çfarë kishin parë, e shtynë vajzën që të denonconte. Ngjarja e rëndë u shënua në korrik të vitit 2017, por këtë fillim javë tre të rinjtë u dënuan.

Isaku u dënua këtë të mërkurë me 8 vite burg, ndërsa Tola dhe Bakirtiz me nga 4 vite. /a.y/noa.al