Transmetuar më 08-03-2019, 20:04

Një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese në Prizren, i ka vënë flakën qelisë pasi prej kohësh qëndronte në paraburgim.

Ai është Hysri Peqanit, i njohur si Burdushi, ndërsa aktin e ka ndërmarrë në shenjë revolte.

Në këtë ngjarje ai nuk mori lëndime, por në orët e para të mëngjesit të sotëm tentoi të vetëvritet.

Burdushi tentoi t’i japë fund jetës me çarçaf por nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.

Ai ka qenë mjek popullor, ndërsa në banesën e tij, gjatë një kontrolli në 25 shkurt, u gjetën armë zjarri dhe sende të tjera të paligjshme.

Sipas Prokurorisë, Peqani dyshohet për veprat “kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shmangia nga tatimi”, “Mashtrim” dhe “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, që mund t’i kushtojnë atij deri në 12 vjet burg. /k.k/noa.al/