Transmetuar më 09-03-2019, 10:46

Një sondazh publik aktual në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se grupi fetar që pëson më shumë diskriminim në këtë vend është ai i myslimanëve.

Në sondazhin publik të zhvilluar prej portalit më me zë të lajmeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “The Hill” dhe kompanisë hulumtuese “HarrisX”, u studiuan rezultatet në lidhje me gjendjen e grupeve fetare që përballen me diskriminim në Amerikë.

85% e atyre që morën pjesë në sondazhin e bërë me 3 mijë zgjedhës të regjistruar gjatë datave 1-3 mars, u shprehën se në Amerikë më së shumti diskriminohen myslimanët.

Anketa e zhvilluar në hijen e diskutimeve që filluan pas fjalëve për Izraelin të Ilhan Omarit, që është deputetja e Minesotës dhe anëtarja e parë me shami koke në historinë e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shumë domethënëse nga aspekti i shfaqjes së opinionit në lidhje me diskriminimin që jetohet në këtë vend.

Ndërkohë që vazhdojnë debatet në lidhje me Omarin, një studim aktual i publikuar nga ana e Këshillit të Marrëdhënieve Amerikane-Islame (CAIR), kishte tërhequr vëmendjen në rritjen e islamofobisë gjatë periudhës së fundit në Amerikë.