Transmetuar më 09-03-2019, 16:58

Protesta e së martës e organzuar nga opozita para Kuvendit u mendua se do të ishte e dhunshme.

Për këtë arsye Policia e Shtetit mori masa të forta duke shtuar prezencën e Forcave Speciale dhe duke rrethuar Kuvendin me skela.

Gjithashtu kujdes i veçantë u kërkua edhe për mbrojtjen e deputetëve, ku Kuvendi i bëri thirrje Gardës të survejtonte lëvizjet e tyre.

Deputetet e PS-së dhe ministrat kishin ardhur të organizuar dhe futeshin në Kuvend me grupe të mëdha, shkruan Panorama.

Mbase kështu mund të jenë orientuar, në mënyrë që mbrojtja të ishte më e sigurt.

Në foto na bie në sy edhe prezenca e autoblindave, në rast se protesta do të bëhej e dhunshme dhe do të dilte nga kontrolli, gjë që në fakt nuk ndodhi.