Transmetuar më 09-03-2019, 17:16

Edhe ky 8 mars për gratë shqiptare ishte festë.

Protestat e vakëta që u mbajtën në Tiranë ishin të organizuara nga politika apo nga shoqata.

Darka familjare, festime me koleget e punës, dhe darka: Festë me kërcimtarë meshkuj.

Edhe këtë vit në Tiranë, vajza e gra në ditën ndërkombëtare të tyre, 8 marsin e kaluan në clube të Tiranës.

Report tv, sjell një video që ju sjell atmosferën festive në një nga clubet e kryeqytetit, kur meshkuj kërcimtarë kanë ofruar shfaqje mjaft sensuale për gratë që kishin shumicën në club.

Prezenca e meshkujve, ishte mjaft e vogël, e papërfillshme.

Edhe për ta ishte menduar. Pati kërcimtare që ‘thyen’ pak atmosferën, dhe e kthyen vëmendjen edhe tek meshkujt.