Transmetuar më 11-03-2019, 20:45

Kujtdo mund ti tingëllojë çudtitshëm që një grua në Shqipëri, në moshën 60-vjeçare t’i japë makinës me shumë lehtësi.

Por nëse do të njiheni me Fidane Dukën nga fshati Komsi në Mat, do ngeleni "gojëhapur".

Ajo thotë se makina është për djemtë, jo për pleqtë, por është e detyruar që të lëvizë shpesh me fuoristradën për të bërë pazarin dhe për të dërguar bulmetin nga fshati në qytet.

60-vjeçarja tregon se sebep për makinën u bë vëllai që ia solli, ndërsa më pas shkoi në kurs tre muaj për të marrë patentën.

‘Jam plakë e vjetër, jam 60-vjeçe, por të kisha qenë e re, nuk do ta kisha liruar vendin e punës, ‘i don’t care" thotë Fidane Duka, nënë e 7 fëmijëve.

Historia e Fidanes është prezantuar në emisionin “Njerëz të padukshëm” në ERTV, prezantuar nga Anjeza Maja.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/