Transmetuar më 12-03-2019, 19:40

Një person është ekzekutuar me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marmull të Gjakovës, teksa për mediat vendase ky lajm është konfirmuar nga Komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.

“Mund të konfirmoj se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Marmull të Gjakovë.

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen është identifikuar dhe pritet të arrestohet”, ka thënë Gjoka. /k.k/noa.al/