Aksident tragjik me 3 të vdekur në Suharekë
Transmetuar më 17-03-2019, 01:56

Tre persona kanë humbur jetën nga një aksident trafiku në fshatin Duhël të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Të shtunën 16 mars rreth orës 12:30 në magjistralen Duhël-Shtime, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Si pasojë e këtij aksidenti kemi tri viktima që kanë humbur jetën”, tha Gashi.

Ai shtoi se në këtë aksident janë përfshirë “një automjet i udhëtarëve, një kamion dhe një kamionetë”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, ka njoftuar se në këtë aksident, po ashtu lëndime kanë marrë edhe dy person

Ai shtoi: "Sapo jam njoftuar për aksidentin e rëndë mbi Duhël, menjëherë kam shkuar në vendin e ngjarjes.

Tre të vdekur dhe 2 janë të lënduar, (të vdekurit janë 2 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani), janë të dhënat që i morra nga policia, ku po presim prokurorin që të vazhdohet me procedura.

Familjarëve ju shprehim ngushllime dhe të lënduarve shërim sa më të shpejt".