Transmetuar më 18-03-2019, 21:34

Lionel Messi duket se nuk ka rivale për trofeun individual të golashënuesit më të mirë në La Liga dhe në Europë (Këpucën e Artë).

Sulmuesi argjentinas, me tregolëshin e realizuar në fitoren 1-4 të Barcelonës në fushën e Real Betisit ka arritur në kuotën e 29 gola në kampionatin spanjoll, i ndjekur nga Luis Suarez me 11 gol më pak.

“Ylli” argjentinas po shënon me një ritëm të çmendur dhe gjithashtu po thyen të tjera rekorde në Spanjë.

“Pleshti” ka arritur fitoren e 477-të në karrierë me Barcelonën në ndeshjet zyrtare, duke parakaluar një legjendë të klubit katalan, Javi Hernandezin, që ku vendosi të largohej nga Barça kishte arritur 476 fitore me skuadrën me të cilën hyri në histori.

Gjithashtu ylli argjentinas i mori një rekord portugezit Cristiano Ronaldo, pasi me tripletën e djeshme të shënuar kundër Real Betisit, ia kaloi portugezit për numrin total të golave pa penallti.

Numri 10 i Barcelonës arrin në kuotën e 573 golave pa përfshirë penalltitë në 802 ndeshje, një statistikë shumë e kënaqshme pasi është arritur në 149 ndeshje më pak se sa rivali i tij portugez.

Rekord i Ronaldos përsa i përket golave pa penallti është  572 gola në 951 ndeshje.

Lionel Messi gjithashtu po kalon një superformë këtë sezon ku në 37 ndeshje ka rritur të shënojë 39 gola, ka dhënë 21 asistime dhe ka shënuar 4 3-golësha./a.k/noa.al/