Transmetuar më 19-03-2019, 12:30

Klubi i futbollit të Kukësit njofton shkarkimin nga detyra të trajnerit Armando Cungu.

Ky shkarkim vjen pas humbjes përballë ekipit të Skënderbeut.

Ndërkohë bëhet me dije se vendin e tij e zë, Ramazan Ndreu.

“Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë! Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë”, thuhet në njoftimin e shkarkimit.

Ky vendim vjen pas mbledhjes së zhvilluar paraditen e sotme nga drejtuesit e klubit, ku më tej i është komunikuar shkarkimi trajnerit shkodran. /a.y/noa.al