Transmetuar më 19-03-2019, 21:50

Një histori e bukur dhe e mbushur plot me emocion, vjen nga Shtetet e Bashkuara.

Videoja që do të ndiqni në fund të lajmit tregon një vogëlush që luan në piano.

Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por për fat të keq 6-vjeçari ka lindur i verbër.

Por kjo nuk e pengoi që të vijonte pasionin e tij, pianon. I njohur si “Mozarti i vogël”, videoja e tij duke luajtur në piano është shpërndarë kudo në rrjete sociale.

Sipas nënës së tijm Avett Ray filloi të luante në piano këngë si “Twinkle twinkle little star” që kur ishte 11 muajsh.

Me kalimin e kohës mësoi këngë të reja dhe tani mund të konsiderohet si artisti më i ri në treg. /k.k/noa.al/