Transmetuar më 19-03-2019, 23:28
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka tronditur opinionin publik në Greqi.
Ngjarja ndodhi në Athinë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur nga ballkoni i pallatit ku jetonte dhe më pas u hodh edhe vetë.
Ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme rreth orës 16:30 në Prokopiou Katsantoni Street 10, të kryeqytetit grek.
Kyriaki Tsortanidou 42 vjeç dhe vajza e vogël vetëm 4 vjeçe Foteini Spyridaki, u transportuan në spital por fatkeqësisht humbën jetën.
Viktimat mësohet se kanë rënë nga kati i pestë.
Mediat greke shkruajnë se gruaja kishte probleme psikologjike.
Ajo ishte e martuar, ndersa burri i saj ishte larguar disa minuta para se të ndodhte ngjarja e rëndë./a.k/noa.al/