Transmetuar më 20-03-2019, 08:28

Ditën e djeshme më 19 mars, u festua dita e babait, një festë e cila nuk është aq e njohur sa ajo e nënës, por që për gjithë personat e kujdesshëm nuk kalon pa u vënë re.

Kështu këngëtarja Zaimina Vasjari ka uruar babanë e vajzës së saj me një fotografi.

“Gëzuar festën babi Klodi”, shkruan Zai, teksa publikon një foto të tij me kurriz.

Në foto partneri i këngëtares duke ecur buzë një pishine.

Zaimina solli në jetë të bijën Khloe më 29 janar të vitit 2018, si fryt i lidhjes me partnerin e saj Klodian Asllani. /a.y/noa.al