Transmetuar më 20-03-2019, 08:44

“I kam blerë biletat, do i çoj 15 punonjësit e mi me pushime për tre ditë në Ibiza, në muajin korrik”.

Është kjo deklarata e Massimiliano Squillace, një biznesmen italian 40-vjeçar në krye të kompanisë ‘Entire Digital Publishing’, i cili ka vendosur të shpërblejë skuadrën e tij për rezultatet e mira.

Një pushim për punonjësit e kompanisë së re italiane të themeluar në vitin 2017, e cila në vitin e parë të aktivitetit shënoi një rritje prej 300%.

“Jam krenar për ekipin e përbërë nga profesionistë nga 25 deri në 35 vjeç, me të cilët punoj çdo ditë. Pushimet për ta, më duket mënyra më e mirë për të festuar dhe për ti falenderuar si dhe për të forcuar shpirtin e kompanisë”, tha Squillace, shkruan noa.al.

‘Entire Digital Publishing’ merret me gjetjen e aplikimeve për inteligjencën artificiale në botën dixhitale. Thënë ndryshe zhvillon algoritma që lejojnë përdoruesit që të marrin lajme të personalizuara, sipas interesit dhe preferencave. /a.y/noa.al