Transmetuar më 20-03-2019, 10:12

Kur tmerri më i madh ndodh mes mureve të shtëpisë. Një vajzë vetëm 12 vjeçe, u përdhunua, mbyt dhe ther në Indi. Si të dyshuar për krimin u arrestuan tre vëllezërit e saj dhe xhaxhai i viktimës.

Ngjarja e rëndë vjen nga shteti i Madhya Pradesh, më saktë nga distrikti i Sagar.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe një hallë e së miturës, e dyshuar se ka tentuar të fshehë krimin, duke akuzuar një fqinin e shtëpisë.

Vogëlushja ishte zhdukur nga shtëpia më 13 mars, ndërkohë që trupi i saj u gjet një ditë më vonë në një fushë në dalje të fshatit. Nga ekspertiza e kryer u provua se vajza para se të vritej ishte përdhunuar.

Policia ofroi një shpërblim prej 25 mijë rupie ose rreth 325 euro, për këdo që jepte informacion dhe mëngjesin e kësaj të hëne u arrestuan pesë persona, pas rrëfimit të vëllait më të vogël.

Bazuar në dëshminë e tij vëllai i madh e kishte përdhunuar disa herë motrën më parë, por më 13 mars kishte ftuar edhe dy vëllezërit e tij dhe xhaxhanë 40 vjeç.

Por kur e mitura i kërcënoi duke thënë se do denonconte çdo gjë në polici, vëllezërit e mbytën dhe më pas e therën, shkruan noa.al.

Ndërkohë halla u arrestua pasi ishte në dijeni të gjithçkaje dhe u mundua të devijojë rrjedhën e hetimeve. /a.y/noa.al