Transmetuar më 20-03-2019, 11:11

La vajzën në makinën e nxehtë që të vdiste prej temperaturave të larta, për të bërë seks me një kolegun e saj.

Cassie Hope Barker, një police amerikane 29-vjeçare pranoi vdekjen e vajzës Cheyenne Hyer, pasi e braktisi në makinë për të bërë seks me një eprorin e saj.

Vajza ndodhej në makinën e punës të drejtuar nga e ëma. Por gruaja parkoi makinën në diell duke lënë brenda vajzën 3 vjeçe për katër orë, teksa kryente marrëdhënie seksuale me një kolegun e saj.

Kur u kthye, vajza kishte vdekur dhe çdo tentativë për ta përmendur ishte e kotë.

Ngjarja ndodhi në kontenë e Hancock, në shtetin e Indiana, gjatë verës së vitit 2016, por vetëm në seancën gjyqësore të kësaj të hëne u zbuluan detajet e reja, shkruan noa.al.

Cassie kishte shkuar në shtëpinë e një eprorit të saj për të bërë seks me eprorin, pa e menduar se çfarë do ti ndodhte vajzës, teksa kur u kthye në makinë ishte shumë vonë.

Vetëm një muaj para ngjarjes së rëndë, vajza ishte parë sërish e vetme në makinë, ndërsa e ëma bënte blerje në dyqane. /a.y/noa.al