Transmetuar më 20-03-2019, 11:58

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë ditën e nesërme, me shpërthim të kontrolluar një objekt, oxhak, në Fushë-Arrëz.

Operacioni i IKMT do të kryhet këtë të enjte, pas kërkesës për mbështetje nga Bashkia e Fushë-Arrëzit.

Objekti, rreth 40 metra i lartë, ndërtuar me tullë, pjesë përbërëse e objektit industrial ndërtuar para viteve ‘90, për shkak të amortizimit paraqet rrezikshmëri.

IKMT për realizimin e shpërthimit ka hapur në trupin e objektit 100 vrima dhe do të përdorë rreth 7 kilogramë eksploziv.

Operacioni do të kryhet nesër rreth orës 12.00. /a.y/noa.al