Transmetuar më 20-03-2019, 12:09

Kanë përfunduar në spital 11 nxënës të mitur, të cilët kanë pasur të vjella dhe marrje mendsh.

Fëmijët nxënës në klasën e gjashtë, janë dërguar me urgjencë në spital.

Bëhet fjalë për nxënës të shkollës “Shefqet Tançi” në Bulqizë.

Fëmijët janë ndjerë keq pas orës së laboratorit, teksa është përdorur një lëndë kimike.

Gjendja e tyre u përkeqësua me shpejtësi, duke bërë që të trajtohen në spital nën kujdesin e mjekëve, siç mund të shihni në fotografi. /a.y/noa.al