Transmetuar më 20-03-2019, 13:26

Meagan Bechtold është 27 vjeçe dhe historia e saj ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mediat tregojnë se si vajza e cila vuante nga një kollë e çuditshme u dërgua tre herë në shtëpi nga mjekët, pa i bërë analiza të thelluara, duke i thënë vetëm se kishte të ftohtë.

Gjatë pranverës së vitit 2018, një vit më parë, Meagan iu nënshtrua disa vizitave të specializuara, të cilat nuk i thanë asgjë të rëndë përveç ftohjes, teksa gjendja e saj erdhi duke u përkeqësuar.

Kështu gjatë verës, vajza amerikane nga Las Vegas, vendosi që të bëjë disa kontrolle më të thelluara dhe kishte të drejtë.

E reja zbuloi një tumor prej 13 centimetrash në diafragmë. Kështu nisi kimioterapia dhe beteja me kancerin, shkruan noa.al.

“Herën e parë më thanë që kisha të ftohtë, të dytën se ishte alergji dhe të tretën bronkit. Më dhanë disa antibiotik, por sa vinte e bëhesha më keq. Diagnoza përfundimtare flet për limfomën Hodgkin. Fatmirësisht bëhet fjalë për një nga tumoret më shpesh të kurueshëm, por gjithë kjo më bëri të kaloj një ferr të vërtetë. Nuk arrija të mbushesha me frymë dhe rrija lidhur pas oksigjenit”, tregon 27-vjeçarja.

E reja nuk është shëruar ende, por vendosi që rastin e saj ta bëj publik, në mënyrë që raste të tjera si i saji të kapen në kohë. /a.y/noa.al