Transmetuar më 20-03-2019, 14:55

rej disa ditësh kishte shfaqur shqetësime, por askujt nuk ia kishte marrë mendja atë që do bënte.

Ditën e sotme në fshatin Anëvjosë të Memaliajt është gjetur nga familjarët i vetëvarur me litar jo larg banesës së tij 72-vjeçari Kujtim Shehu.

Pavarësisht se persona të rastësishëm dhe familjarët janë munduar ta ndihmojnë të moshuarin, për të ka qenë tepër vonë duke mos shfaqur asnjë shenjë jete.

Mësohet se i ndjeri është gjetur i pajetë nga një bari i cili kulloste bagëtinë anës lumit Vjosë, jo shumë larg shtëpisë së të ndjerit.

I moshuari kishte varur veten pranë një peme me një litar.

Nga hetimet e kryera rezultoi se në trupin e të ndjerit nuk ka patur shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas familjarëve, Shehu është larguar nga banesa mëngjesin e sotëm herët dhe familja ishte vënë në kërkim të tij.

Nuk dihen shkaqet që çuan në vetëvarje të ndjerin, por mendohet se ai e ka kryer këtë akt në kushtet e depresionit. /b.l/noa.al/